Sulmohet Quora, hakerët vjedhin të dhënat e 100 milion përdoruesve

E publikuar: 05/12/2018 06:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Uebsajti pyetje-përgjigje Quora paralajmëroi përdoruesit ditën e Hëne se hakerët kanë vjedhur të dhënat personale të 100 milion përdoruesve.


Quora zbuloi ditën e Premte se një prej sistemeve të saj është hakuar nga një palë e tretë tha CEO i kompanisë Adam D’Angelo.

Informacioni  kompromentuar përmban emra përdoruesish, adresa e-mail-i, fjalëkalime të enkriptuara dhe të dhëna nga rrjetet sociale Facebook dhe Twitter për ata përdorues që i kanë lidhur me llogaritë Quora.


Hakerët gjithashtu kanë fituar të dhëna rreth aktivitetit të përdoruesve në Quora si pyetje, përgjigje, votime pro dhe votime kundër.

Rrjeti social thotë se pyetjet dhe përgjigjet anonime nuk janë prekur.

Sajti ka filluar të njoftojë përdoruesit dhe ti nxjerrë nga llogaritë.

Quora është një rrjet social ku njerëzit mund të drejtojnë pyetjet që kanë dhe të marrin përgjigje nga përdorues të tjerë.

Sulmi nga Quora është më i fundit i një sërë sulmesh të profilit të lartë.

Zinxhiri i hoteleve Marriot tha javën e kaluar se sistemi i saj i rezervimit ishte hakuar dhe ekspozuar të dhënat e 500 milion klientëve. /PCWorld Albanian