Sulmohet në Kukës autobusi i Besës së Pejës

E publikuar: 09/02/2018 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autobusi më të cilin ishte duke u kthyer në Kosovë ekipi futbollistik i Besës së Pejës nga Shqipëria është sulmuar në Kukës.

Gazeta “Epoka e re” ka mësuar se autobusi i ekipit pejan është sulmuar në qytetin e Kukësit ku tre persona e kanë sulmuar më gurë.

Autobusi është ndalur dhe në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe Polica e Shqipërisë.

“Jemi të befasuar më këtë sulem, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe tash ka arritur edhe policia”, ka thënë për gazetën, njëri nga lojtarët e Besës që deshi të mbetet anonim.

Besa ka kryer një pjesë të fazës përgatitore në Shqipëri ku ka zhvilluar disa ndeshje miqësore.

Klubi pejan ka kaluar një periudhë të vështirë financiare dhe sportive në vjeshtë. Nga ky vit ka ndryshuar kryesia e klubit dhe ka filluar një riorganizim.