Qendra e votimit në shkollën fillore “Ali Krasniqi” në komunën e Klinës është goditur sot në mëngjes me gurë nga jashtë.
Kësisoj, dera e hyrjes së kësaj qendre është dëmtuar, ka bërë të ditur koalicioni i organizatave joqeveritare që po vëzhgojnë zgjedhjet “Demokracia në Veprim”, shkruan arbresh.info.
“Në shkollën “Ali Krasniqi” në komunën e Klinës ku në ora 7:45 kjo qendër e votimit është goditur me gurë nga jashtë duke dëmtuar derën e hyrjes së qendrës. Policia ka dalë në vendin e ngjarës, autorët nuk janë identifikuar ende”, ka thënë Albert Krasniqi nga DnV.