Sulmohen fizikisht dy policë në Gjakovë

E publikuar: 16/07/2020 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga tre persona derisa po kryenin detyrën zyrtare në Gjakovë.

Dy viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë sulmuar dy zyrtar policor derisa ishin duke kryer detyrën zyrtare. Dy viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.