Sulmohen policia e Suharekës

E publikuar: 24/01/2017 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka hasur në rezistencë në fshatin Krushicë e Poshtme të Suharekës, derisa kishin shkuar për t’i lënë ftesa për intervistë tre të dyshuarve nga e njëjta familje, me ç’ rast një zyrtarë ka pësuar lëndime trupore, ndërsa, dy të tjerë janë penguar nga pesë të dyshuar.

Policia thotë se të dyshuarit me përdorimin e mjeteve të forta kanë shkaktuar dëme materiale në automjetin e policisë, duke thyer dy xhama.

”Në ndihmë janë dërguar patrulla shtesë të cilat e kanë vënë situatën në kontroll. Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme. Me vendim të prokurorit të shtetit, dy meshkuj dhe dy femra janë ndalur nën masën e arrestit policor, ndërkaq dy të tjerë ndodhën në arrati”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.