Sulmohen dy policë në Pejë, katër persona u arrestuan

E publikuar: 14/06/2020 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmjen e kaluar Policia ka arrestuar katër të dyshuar në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Të njëjtit janë arrestuar pasi kishin sulmuar dy zyrtarë policor derisa ishin duke kryer detyrën zyrtare duke siguruar një vend të ngjarjes pasi në atë lokacion janë gjetur dy trupa të pajetë, njofton Klan Kosova

“Fsh. Vitomiricë, Pejë 13.06.2020-18:30. Janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj Kosovar të cilët fizikisht i kanë sulmuar dy zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare duke e siguruar një vende të ngjarjes pasi në atë lokacion janë gjetur dy trupa të pajetë. Si pasojnë sulmit dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuari janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.