Sulmohen me armë zyrat e PDK-së në Skenderaj

E publikuar: 23/05/2017 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Persona të panjohur deri më tani, mbrëmë kanë sulmuar selinë e PDK-së në Skenderaj.

Pas kësaj, Policia ka dal në vendin e ngjarjes, por deri tani askush nuk është arrestuar.

Besohet se shkak i këtij sulmi është pakënaqësia që dikush ka mundur të ketë me emrat që janë në listën zgjedhore e të cilët janë publikuar mbrëmë pak para mesnatës, shkruan Magazina.al

Ndërkaq Indeksonline pas kontaktimit me Sekretarin e përgjithshëm të PDK-së, Basri Musmurati, nuk e ka konfirmuar por as mohuar sulmin me armë, duke thënë se janë duke verifikuar sulmin e raportuar dhe se ende nuk kanë informacione. /Indeksonline/