Sulmi terrorist në Londër, arrestohet një 18-vjeçar

E publikuar: 16/09/2017 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 18-vjeçar është ndaluar nga policia britanike për sulmin e djeshëm të ndodhur në metronë e Londrës.

BBC shkruan sot se adoleshenti është kapur në Dover, Angli. Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kentit.

Nga shpërthimi i djeshëm në metronë e Londrës kanë mbetur 29 persona të plagosur, mes të cilëve edhe fëmijë.