Sulmi në SHBA: Sulmuesi ende në arrati me Kallashnikov

E publikuar: 24/10/2016 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ende është në kërkim të një sulmuesi të armatosur në Oklahoma, pasi që dyshohet se ai vrau dy persona dhe plagosi dy oficerë të policisë.

Autoritetet thonë se policia u thirr në vend të ngjarjes pas raportimeve për të shtëna me armë afër një autostrade në Wellston, qytet i vogël ky afër kryeqytetit të shtetit Oklahoma, Oklahoma City, dje në mbrëmje rreth orës 18:30.

Kur oficerët e policisë mbërritën në vend të ngjarjes, i dyshuari Michael Vance, raportohet se filloi të gjuajë mbi oficerë me Kallashnikov.

Dy viktimat tjera, që besohet se janë anëtarë të familjes Vance, u gjeten të vdekura në vend të ngjarjes./Express/