Sulmi ndaj Sllobodan Petroviq – policia arreston 2 persona

E publikuar: 20/03/2019 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth orës 10:30 të ditës së sotme, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq, është sulmuar sot nga dy persona, në afërsi të objektit të Kuvendit të Kosovës në një restorant.

Rreth këtij rasti, detaje për Gazetën Express, ka dhënë policia e Kosovës. Sipas policisë në stacionin policor janë shoqëruar dy persona të cilët dyshohen se kanë qenë të ëprfshirë në përleshjen para Kuvendit të Kosovës.

“Në orën 10:30 kemi marrë informatën për nje mosmarrëveshje në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë. Për këtë rast në polici janë shoqëruar tre persona. Policia dhe prokurori i rastit po punojnë për këtë rast”, sqarojnë nga policia e Kosovës.

Petroviq kishte paralajmëruar që sot do të mbante një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës.

Për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Mbetet të shihet nëse do të mbahet konferenca e tij siç ishte paralajmëruar në orën 12:00.

Kjo përplasje ka ardhur pas një komunikate të ashpër që Lista Serbe kishte lëshuar para pak ditësh kundër Petroviqit, duke e cilësuar si njeri që po punon kundër interesit të Serbisë, pasi ky kishte votuar Platformën e Prishtinës për Dialogun e Brukselit.

Gazeta Express do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.