Sulmi ndaj Borussia Dortmund: Gjendet edhe një letër tjetër

E publikuar: 12/04/2017 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia gjermane e ka gjetur edhe një letër tjetër, ku një grup merr përgjegjësinë për sulmin ndaj autobusit të ekipit gjerman të futbollit, Borussia Dortmund.
Hetuesit gjermanë janë duke e ekzaminuar letrën, njofton revista gjermane Focus online, transmeton Express.

Në letrën e postuar në një portal anti-fashist thuhet se sulmi ishte hakmarrje kundër qasjes së butë të klubit ndaj tifozëve neo-nazistë dhe racistë./Express/