Sulmet ajrore vrasin 28 civilë në Siri

E publikuar: 30/09/2017 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grup i të drejtave të njeriut thotë se sulmet ajrore në një fshat veriperëndimor të Sirisë nën kontrollin e forcave rebele ka shkaktuar 28 të vrarë mes civilëve.

Grupi Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha të shtunën se sulmet ajrore ishin kryer në qytezën Amanaz, në Provincën Idlib, pranë kufirit me Turqinë.

Grupi me seli në Britani tha se nuk ishte e qartë në se sulmet ishin kryer nga Siria, apo Rusia, një aleate e rëndësishme e Damaskut.