Sulm me thikë në Rusi, 8 persona të plagosur (Video)

E publikuar: 19/08/2017 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tjetër sulm me thikë ku mbetën 8 persona të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Këtë herë bëhet fjalë për një sulm në qytetin e Surgut, në zonën qendrore të Rusisë.

Sulmi është bërë në rrugë, ndërsa policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka qëlluar për vdekje autorin e dyshuar të këtij sulmi

Sulmi me thikë ndodhi rreth orës 11:20 në kohën lokale.

http://www.dailymotion.com/video/x5xe5o9

Autori i këtij sulmi ende nuk është identifikuar nga policia, e cila ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje. Nuk dihet nëse është një sulm terrorist, apo diçka tjetër.