Sulm në ShBA: Plagosen katër nxënës

E publikuar: 19/10/2016 09:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katër nxënës në San Francisco të SHBA-së, janë qëlluar me armë zjarri, teksa kanë qenë jashtë objektit shkollor, përkatësisht në parkingun e shkollës, Jordan School.

Autoritetet thonë se njëri prej nxënësve është në gjendje kritike.

Të shtënat kanë ndodhur kur nxënësit ishin duke dalur nga shkolla, kanë thënë autoritetet amerikane.

Tre nga viktimat vrapuan për të hyrë në shkollë, dhe policia urdhëroi nxënësit që të mos lëvizin derisa të kontrollohen të gjitha klasat dhe policia më pas e kuptoi se brenda shkollës nuk ka pasur sulmues aktiv.

“Një viktimë femër, si pasojë e lëndimeve është në rrezik për jetë”, ka thënë policia në Manfredi.

Katër të dyshuar janë parë duke ikur nga zona ku ndodhën të shtënat, shkruan REL.

Sulmuesit, të cilët nuk janë nxënës të shkollës, sipas zyrtarëve, kanë pasur për cak nxënëset femra.

“Ku është incident i izoluar që ka ndodhur jashtë objektit shkollor”, kanë thënë autoritetet e shkollës Jordan School ku dhe ndodhi incidenti.