Sulm në Mandera të Kenisë, 12 të vrarë

E publikuar: 25/10/2016 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën 12 persona janë vrarë në një sulm në Kenia, i cili besohet se është kryer nga militantët islamikë nga Somalia.

Policia në qytetin kufitar kenian, Mandera, ka thënë se sulmuesit – që besohet se i takojnë grupit terrorist al-Shabab – përdoren eksplozivë gjatë natës, transmeton Express.

Caku kryesor i këtij sulmi duket se ishte një konak në verilindje të qytetit.

Ky është sulmi më i fundit vdekjeprurës që për cak ka të krishterët në rajonin e banuar kryesisht me myslimanë.

Mediat pro al-Shababit raportojnë se në këtë incident janë vrarë të krishterë kenianë, të cilët ishin vendas.