Sulm kibernetik ndaj gazetave Amerikane

E publikuar: 31/12/2018 03:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një sulm kibernetik shkaktoi çrregullime ditën e Shtune tek disa gazeta të mëdha Amerikane si Los Angeles Times, Chigaco Tribune apo Baltimore Sun.

Sulmi thuhet se erdhi nga jashtë Shteteve të Bashkuara raportoi Los Angeles Times.

Ai shkaktoi shtyrje të dërgesave për edicionet e së Shtunave të The Times, Tribune, Sun dhe gazetave të tjera që ndajnë të njëjtën platformë prodhimi në Los Angeles.

Tribune Publishing që drejton gazetat New York Daily news dhe Orlando Sentinel zbuloi i pari maluerin ditën e Premte.

Edicionet e Bregut Perendimor të Wall Street Journal dhe New York Times gjithashtu u goditën.

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare kishte iniciuar hetimin e incidentit ndërsa nuk ka të dhëna për kompromentimin e informacioneve të kartave të kreditit. /PCWorld Albanian