Sulm me armë, disa persona plagosin 47-vjeçarin

E publikuar: 11/07/2017 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nje person ka mbetur i plagosur me arme ne Lezhe ne rrethana ende te paqarta. Policia e Lezhes ben me dije se eshte njoftuar ne oret e para te mengjesit se persona te paidentifikuar kane sulmuar me arme shtetasin A.Gj. 47 vjeç.

Informacion paraprak

Me datë 11.07.2017 , rreth orës 05:15 është marrë njoftim se në fshatin Kalivaç në Lezhë, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A.Gj. 47 vjeç.

Në vendngjarje menjëherë ka mbërritur grupi hetimor , që po kryen të gjitha veprimet hetimore e proçeduriale për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Po bëhet krehja e zones si dhe janë ngritur pika kontrolli.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave e motiveve të ngjarjes.