Suita VIP, pishina, palestër fitnesi, restorant e kopsht me lule: Jahti më luksoz që ndonjëherë është prodhuar (Foto)

E publikuar: 28/09/2017 23:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një super-jaht 120 metra i gjatë është prezantuar në Monako, brenda të cilit nuk mungon asgjë.

Jahti i quajtur “Nature”, është dizajnuar për të imituar “bukuritë natyrore”, por nuk mungojnë as gjërat tjera që mund t’i hasni vetëm në hotelet me pesë yje, transmeton Telegrafi.

“Nature” përbëhet nga gjashtë dhoma gjigante, dy VIP dhe dhoma e pronarit. Por aty janë edhe dhomat për 15 pjesëtarët e ekuipazhit. Ky jaht është prezantuar në panairin e jahteve në Monako.

Zëdhënësi i kompanisë holandeze Sinot Exclusive ka deklaruar se ekipi i dizajnerëve kanë shfrytëzuar avantazhin e linjave gjeometrike dhe formave, që e bëjnë pushuesin të krijoj përshtypjen se është duke qëndruar në natyrë.

Ajo çfarë e bën të veçantë këtë jaht është luksi që e ka brenda siç janë dhomat luksoze të gjumit, pishinat, palestra e fitnesit, dhomat e masazhit, kopshti me lule, restoranti dhe sallat e konferencave të mbuluara vetëm në xham. /Telegrafi/