Suarez për Ronaldon: S’është aq i mirë sa mendoni!

E publikuar: 12/05/2015 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luis Suarez nuk është i mendimit se Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në botë. Ylli i Barcelonës mendon se Ronaldo është një futbollist normal që shënon shumë gola sepse luan në një skuadër të fortë. Ai e ka bërë edhe krahasimin mes Messit dhe Ronaldos.

“Messi është më ndryshe. Messi ka lindur futbollist, është zhvilluar si futbollist dhe do të jetë i tillë gjithmonë. Messi është më i miri në botë, këtë dilem dua që ta heqin që të gjithë. Për mua Ronaldo është futbollist normal, ai ka punuar shumë dhe gjithmonë është zhvilluar. Por unë se mendoj si një futbollist të jashtëzakonshëm. Ronaldo është futbollist normal që nuk bën gjëra të pamundura, nuk shënon gola magjik, por gëzon sukseset e një skuadre të fortë” ka thënë Suarez.