Suarez për Ronaldon: Ekipi është gjithmonë mbi çdo individ, nuk ka rëndësi largimi i tij

E publikuar: 26/10/2018 20:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona do të takohet me Real Madridin në El Clasico të dielën, ndërsa Luis Suarez deklaroi se pavarësisht largimit të Cristiano Ronaldos ata mbeten një ekip shumë i fortë. 

Futbollisti portugez ka kaluar te Juventusi, ku po kalon formë të mirë.

“Ne të gjithë e dimë se çfarë lloj lojtari është Cristiano Ronaldo, por një ekip është gjithmonë mbi çdo lojtar të vetëm”.

“Ata kanë lojtarë të tjerë të mëdhenj që mund të bëjnë ndryshimin”.

“Duhet të luajmë lojën tonë pa menduar për lojtarët që kanë kundërshtarët tanë”, deklaroi Suarez.

“Një El Clasico është një El Clasico, në fund të sezonit të kaluar ne ishim kampionë dhe luanim me intensitet të lartë”.

“Ndeshjet janë gjithmonë të ngjashme”.

“Ne me të vërtetë duam të bëjmë mirë, nuk mendojmë se si luan skuadra tjetër, ju thjesht hyni në lojë me intensitet, është një El Clasico dhe ne e jetojmë maksimumin”, ka thënë Suarez. /Telegrafi/