Suarez: Merituam më shumë se barazimi ndaj Atleticos

E publikuar: 15/10/2017 04:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luis Suarez beson se skuadra e tij, Barcelona meritonte më shumë se barazimi 1-1 ndaj Atletico Madridit të shtunën mbrëma në udhëtim.

Sulmuesi uruguaian, Suarez shënoi gol në minutat e fundit në Wanda Metropolitano për Barçën duke i siguruar barazimin skuadrës së tij.

Por, Suarez është i vendosur dhe beson se skuadra e tij meritonte më shumë dhe duhet të kishte mbajtur rekordin e fitoreve në La Liga.

“Gjithkush e di se Atletico mbrohet shumë mirë dhe ka një portier të madh”, ka thënë fillimisht Suarez pas ndeshjes.

Suarez shënoi golin e tretë këtë sezon në La Liga

“Ne kishim ndjenjën se merituam më shumë në gjysmën e dytë të lojës”.

“Është e vështirë për të marrë pjesë në këso ndeshje, unë kam punuar shumë edhe në lojë pa top”.

“Pasi pranuam gol ishte e komplikuar dhe ne duhet të pranojmë [rezultatin], por unë mendoj se kishim më shumë shanse se sa ata”.

“Goli im? Na siguroi që të mos humbim. Ajo që duam është që të vazhdojmë kështu”, përfundoi sulmuesi uruguaian. /Telegrafi/