Suarez e zhbllokon rezultatin, por aty është CR7 për të barazuar

E publikuar: 06/05/2018 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë mjaftuar dhjetë minuta lojë dhe rezultati është zhbllokuar në Camp Nou.

Superderbi ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit – i njohur si ‘el Clasico’, ka nisur furishëm.

Skuadra nikoqire tashmë është në epërsi, pas një aksioni të shpejtë.

Mirëpo, një tjetër aksion të bukur nga Los Blancos rezultati u barazua.

Karim Benzema e priti një harkim dhe goditi me kokë, ndërsa Cristiano Ronaldo reagoi shpejt për ta futur topin në rrjetë (14′). /Telegrafi/