Suarez: E dua këtë lojtar në Barcelonë (Foto)

E publikuar: 27/06/2017 09:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Denis Suarez shpreson se Hector Bellerin do t’i bashkohet Barcelonës këtë sezon.

Mesfushori spanjoll, Denis Suarez, ka thënë se shpreson se Hector Bellerin do ta lë Arsenalin për t’iu bashkuar Barcelonës.

Bellerin ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës, para se të transferohet në Arsenal në vitin 2011.

22 vjeçari i Spanjës lidhet me një kalim në “Camp Nou” që një kohë të gjatë, që shihet si zëvendësues i Dani Alves dhe Suarez shpreson që kjo të ndodhë.

“Njerëzit duan më të mirët në Barcelonë dhe shpresoj se do të vij Bellerin”, tha Suarez, i cili gjendet me Spanjën U21 në Kampionatin Evropian.

“Lojtarët e talentuar janë gjithmonë të mirëseardhur”, shtoi ai.

Bellerin, i cili ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023, e mbylli sezonin me 33 paraqitje në Premierligë, që përfunduan në pozitën e pestë, jashtë Ligës së Kampionëve.

Suarez zbuloi edhe të ardhmen, që lidhet me një kalim të mundshëm në Napoli.

Do të vazhdoj të qëndroj në Barcelonë edhe sezonin e ardhshëm”, deklaroi Suarez për Cadena Ser.