Suarez e arsyeton paraqitjen ndaj Vallecanos me besimin e tepruar brenda skuadrës

E publikuar: 04/11/2018 00:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona fitoi ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 3-2 dhe në këtë takim Luis Saurez shënoi dy gola.

Uruguaiani beson se vështirësitë për të fituar këtë ndeshje mund të kenë ardhur nga besimi i tepruar, por ai është i lumtur që skuadra arriti të rikthet.

“Mund të jetë besim i tepruar”, ka thënë Suarez pas ndeshjes.

Luis Suarez gjatë një momenti të ndeshjes Rayo Vallecano – Barcelona në Campo de Futbol de Vallecas (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Ne duhet gjithashtu t’i japim kundërshtarit merita, i cili ishte në nevojë të pikëve. Gjëja e rëndësishme ishte se ne u rikthyem dhe morëm tri pikë”.

Suarez kompletoi het-trikun në fitoren 5-1 të Barcelonës ndaj Real Madridit në El Clasico, por gjithashtu ishte edhe sonte vendimtar dhe për këtë uruguaiani u shpreh:

“Ishte një nga ato netët kur gjërat ecën mirë dhe shënova gola për të ndihmuar skuadrën”.

Kundërshtari i ardhshëm i Suarezit është Interi në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/