Stuhia dhe temperaturat e ulëta e kthyen shtëpizën e plazhit, në një skulpturë akulli (Foto)

E publikuar: 02/03/2019 19:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtëpiza e një plazhi është mbuluar nga një shtresë e dendur akulli, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe erës së vazhdueshme.

Objekti i banimit që ndodhet në bregun e një plazhi në New York, i përket Maureen Whelan, familja e së cilës e ka në pronësi prej 85 vitesh, transmeton Telegrafi.

“Nuk e kemi parë kurrë në këtë gjendje, në disa hapësira akulli arrin deri ën një metër. As që provuam të hynim brenda” ka thënë Whelan.

Meteorologët raportojnë se stuhia ishte shumë e fuqishme, me erëra deri në 130 kilometra në orë.

Temperatura e ulët, i ka ndihmuar akullit të kapet dhe ta mbulojnë shtëpinë që tani duket si të jetë një skulpturë akulli, megjithëse gjithçka është kryer në mënyrë natyrore.

Megjithëse nuk dihet nëse ka pësuar ndonjë dëm, pronarja shpreson se nuk do ta gjejë ndonjë dëm pasi që moti të jetë ngrohur. /Telegrafi/