Studiuesit gjermanë: Kemi zbuluar antitrupin që ngadalëson përhapjen e COVID-19

E publikuar: 06/05/2020 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjermania është një ndër vendet europiane që është goditur nga Covid-19 por përmes kapaciteteve në spitale dhe rregullave të forta ka ditur ta menaxhojë më së miri situatën në vend.

Së fundmi është mësuar se mjekët në Gjermani kanë arritur sukses të madh në hulumtimin për gjetjen e ilaçit kundër Covid-19, sespse ata kanë arritur të zublojnë se ekzistojnë antitrupa që evitojnë kalimin e virusit në qeliza.

 “Ky është përparim i qartë që dëshmon se gjendemi në rrugën e drejtë për të krijuar barin kundër Covid-19 ka njoftuar Luka Cicin-Sain nga Qendra për hulumtim të infeksioneve Helmholn.”- në Braunshvajg.

Sipas mediave të huaja mësohet se Cicin-Sain dhe ekipi i tij kanë analizuar 6 mijë mostra artificiale të antitrupave të njeriut.

Me atë rast kanë gjetur rreth 750 antitrupa që “varen” nga Covid-19 që është parakusht për shkatërrimin e tij.

Ndërkohë tashmë pritet të bëhet testimi i veprimit të antitrupave, ndërsa qëllimi i ekipit të ekspertëve është ubulimi i ilaçit me të cilin të sëmurit rëndë nga korona do të mund të shërohen.

“Parimi në të cilin punojmë është imunizimi pasivi”-  ka thënë Shtefan Dibel nga Universiteto Teknik në Braunshvajg.

Mësohet që hulumtimi për kandidatin më të mirë nga antitrupat për ilaçin e mëvonshëm do të vazhdojë deri në mesin e muajit qershor ka thënë Tomas Shirman nga kompania bio-teknologjike “Jumab”.