Studimi tronditës: Toka është futur në fazën e shfarosjes

E publikuar: 20/06/2015 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Toka ka hyrë në një periudhë të re të shfarosjes.

Kështu thuhet në një studim nga tre universitete amerikane.

Njerëzit mund të jenë viktimat e para të kësaj periudhe.

Raporti, i përpiluar nga universitetet e Stanford, Princeton dhe Berkeley, thotë se vertebrorët po zhduken me një shpejtësi 114 herë më të lartë se normalja.

Një nga autorët e studimit tha se kjo është faza e gjashtë e madhe e shfarosjes, që ka njohur Toka.

Faza e fundit ishte këtu e 65 milionë vjet më parë, kur dinosaurët u zhduken nga Toka, me shumë gjasë kur një meteor goditi planetin tonë.

“Nëse e lejojmë të vazhdojë, jetës do i duhen miliona vite për ta marrë veten dhe vetë speciet tona do jenë të parat që do zhduken,” tha autori kryesor i studimit, Gerardo Ceballos.