Studimi: Microsoft Excel i pasaktë, 20% e punimeve shkencore kanë gabime

E publikuar: 08/09/2016 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Formati i parametrave që përdor programi Excel është pjesërisht përgjegjës për 20% të gabimeve në punime shkencore, ka pohuar një studim i ri.

Studiuesit kanë pohuar se gabimet konsistojnë në përllogaritjet dhe në opsionin e korrigjimit automatik mbi emrat, datat apo numrat. Mund të jetë shumë e vështirë për ta rregulluar këtë gabim të programit dhe shpesh përdoruesit nuk bëjnë ndryshimet e nevojshme para publikimit.

“Microsoft Excel  kur përdoret në opsionin “Default Settings”  merr në përdorim opsionin “autocorrect” i cili i shfaq numrat të ndarë me pika nëse janë në vlera të qindta apo milion. Një skanim i këtij programacioni ka treguar se 1/5 e listave të përpunuara në Excel kanë gabime”.

Ekipi ka skanuar rreth 35,175 dokumente të punuara në Excel të publikuara në revista online ndër vite dhe kanë zbuluar se 704 prej tyre kanë gabime. Kjo situatë është e ngjashme me rastin kur ju shkruani dhe telefoni juaj vazhdimisht përpiqet t’ju korrektojë çdo fjalë që formuloni. Për sa u përket numrave, ky program i kthen në numra me “presje notuese” siç njihen ndryshe në gjuhën matematikore.

Të gjithë duhet t’i vëreni me kujdes punimet tuaja përpara se t’i publikoni pasi një gabim programimi mund ta çojë gjithçka në dështim./Blitz.al/