Studimi i fundit: Sa më shumë alkool që konsumoni, aq më pak probleme shëndetësore

E publikuar: 11/03/2019 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekspertët e rangojnë birrën në të njëjtin nivel të përfitimeve shëndetësore sikurse vera, e cila njihet për vetitë e saja parandaluese të koagulimit të gjakut dhe përmbajtjes së sasisë së lartë të antioksidantëve.

Një studim I bërë me 18.000 të rritur, ka rezultuar që njerëzit të cilët pijnë herë pas herë një gotë verë apo birrë janë më pak të prekur nga sëmundjet sesa ata të cilët nuk pijnë.

Katër në nëntë persona të cilët nuk pijnë alkool, deklaruan se kanë probleme shëndetësore, kurse vetëm një në katër persona të cilët pijnë alkool kanë deklaruar që kanë probleme shëndetësore. Çka është interesant të ceket nga ky studim është, se edhe njerëzit të cilët abuzojnë me alkool nuk shfaqin probleme shëndetësore në krahasim me ata të cilët nuk konsumojnë.

Studimi i publikuar në Revistën e Epidemiologjisë dhe Shëndetit Publik, gjithashtu potencoi që gjatë një hulumtimi nuk vërejtën dallime në mes personave që përdorin verën dhe atyre që përdorin birrën. Kjo tregon që të konsumosh një gotë birrë ka të njëjtat efekte sikurse të konsumosh një gotë verë – shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Express.

“Sa më e lartë sasia e alkoolit të konsumuar, aq më I ulët rreziku nga problemet me shëndetin”, tha Fernando Rodrigues – udhëheqës I këtyre studimeve.

Studimet e mëparshme kanë treguar që birra është e pasur me vitaminë B6, e cila njihet për inhibimin e prodhimit të homocistinës- një substancë kimikale që shkakton sëmundjet e zemrës. Një studim tjetër tregoi që personat të cilët nuk konsumojnë alkool janë tre herë më të rrezikuar nga gripi në krahasim me ata të cilët konsumojnë.

Hulumtuesit besojnë që birra, vera dhe pijet tjera alkoolike bllokojnë mekanzimat anti-inflamatorë që shkaktojnë rrjedhjen e hundëve dhe kullimin e syve. Departamenti I Shëndetit tregon që konsumi normal I pijeve alkoolike gjatë një jave është 28 gota për meshkujt, dhe 21 për femrat.

Kohëve të fundit është vërejtur që njerëzit kanë filluar të heqin dorë nga pijet alkoolike, duke pretenduar që të përmirësojnë shëndetin e tyre dhe të shmangin problemet shëndetësore që alkooli mund të sjellë. 20 Vite më parë përqindja e të rinjve të cilët nuk konsumojnë alkool ishte 7%, ndërsa vitin e kaluar kjo përqindje u rrit në 12%./GazetaExpress