Studimi, hidroksiklorokina rrit rrezikun e vdekjes tek pacientët me COVID-19

22.05.2020 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Studimi, hidroksiklorokina rrit rrezikun e vdekjes tek pacientët me COVID-19

Hidroksiklorokina një ilaç për trajtimin e malaries, të cilën presidenti amerikan Donald Trump thotë se po e përdor për t’u mbrojtur nga COVID-19, rrit rrezikut e vdekjes së pacientëve me koronavirus.

Ky është rezultati i një studimi të botuar në revistën mjekësore “Lancet”. Studimi i cili vëzhgoi mbi 96 mijë pacientë të shtruar në spital me COVID-19, tregoi se ata që trajtoheshin me ilaçin, apo me klorokinën një ilaç i lidhur ngushtë me të, kishin rrezik më të lartë vdekjeje krahasuar me ata që nuk e kishin marrë këtë ilaç.

Kërkesa për hidroksiklorokinë, një ilaç të miratuar dekada më parë, u rrit pasi Presidenti Trump reklamoi përdorimin e tij për trajtimin e koronavirusi në fillim të muajit prill. Në fillim të kësaj jave, ai bëri një deklaratë befasuese kur tha se po e merrte vetë ilaçin me qëllimin për të parandaluar infektimin nga COVID-19.

Autorët e studimit të botuar në revistën “Lancet” sugjeruan që ilaçi të mos përdoret për të trajtuar pacientët me COVID-19 përveçse në rastet kur ata janë pjesë e provave klinike, derisa të ketë rezultate në dispozicion që konfirmojnë sigurinë dhe efikasitetin e këtyre ilaçeve për pacientët me COVID-19. Autorët e studimit thanë se ata nuk mund ta konfirmojnë nëse marrja e ilaçit sjell ndonjë përfitim për pacientët me koronavirus. Javë më parë zoti Trump e reklamoi ilaçin si një trajtim të mundshëm bazuar në të dhëna pozitive në lidhje me përdorimin e tij kundër virusit, por studime pasuese dolën në përfundimin se ilaçi nuk ishte i dobishëm. Në muajin prill administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave lëshoi një paralajmërim rreth rrezikut që paraqet përdorimi i tij./Voa/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


130 persona janë në izolim pasi që kanë kontaktuar të infektuarit në fabrikën e tekstilit

130 persona janë në izolim pasi që kanë kontaktuar të infektuarit në fabrikën e tekstilit

Trump, SHBA: E ndërprejmë përfundimisht marrëdhëniet me OBSH’në

Trump, SHBA: E ndërprejmë përfundimisht marrëdhëniet me OBSH’në

Një fjalë shmang Austrinë nga gabimi i madh në buxhetin e vendit

Një fjalë shmang Austrinë nga gabimi i madh në buxhetin e vendit

Fillojnë shkurtimin e stafit linjat ajrore  për shkak të Covid-19

Fillojnë shkurtimin e stafit linjat ajrore për shkak të Covid-19

Muja: Pritjet i kam pasur nga tre gjyqtarë të Kushtetueses

Muja: Pritjet i kam pasur nga tre gjyqtarë të Kushtetueses

Max paralajmëron projektin e ri me një fotografi provokuese

Max paralajmëron projektin e ri me një fotografi provokuese

Rihanna është shumë e lezetshme, por nuk di të këndojë!

Rihanna është shumë e lezetshme, por nuk di të këndojë!

12 klubet e Superligës rezultojnë negativ në koronavirus, gati për rikthimin e garës

12 klubet e Superligës rezultojnë negativ në koronavirus, gati për rikthimin e garës

Në SHBA, arrestohet polici që ia vuri gjurin në qafë zezakut

Në SHBA, arrestohet polici që ia vuri gjurin në qafë zezakut

Gashi, Kushtetuesja: Sqaroi se në Kosovë popullin e përfaqëson Kuvendi, e jo Qeveria e Presidenti

Gashi, Kushtetuesja: Sqaroi se në Kosovë popullin e përfaqëson Kuvendi, e jo Qeveria e Presidenti

Borell: BE do të preferonim të ruhet gjendja e tanishme sa u përket kufijve, disa shtete janë kundër çfarëdo lëvizjeje

Borell: BE do të preferonim të ruhet gjendja e tanishme sa u përket kufijve, disa shtete janë kundër çfarëdo lëvizjeje

Mickoski: Të amnistohet nga fiaskoja me Covid-19, dëshiron të më paraqet Zaev që unë kinse jam qeveria e Maqedonisë

Mickoski: Të amnistohet nga fiaskoja me Covid-19, dëshiron të më paraqet Zaev që unë kinse jam qeveria e Maqedonisë

Pacolli: Të sqarohem lidhur me deklaratën për sulm terrorist, u keqinterpretua

Pacolli: Të sqarohem lidhur me deklaratën për sulm terrorist, u keqinterpretua

Tensionet kufitare, kinezët apo indianët kanë gjuajtësit më të mirë?

Tensionet kufitare, kinezët apo indianët kanë gjuajtësit më të mirë?

Agjencia kundër korrupsionit në Serbi: Jemi duke e hetuar Goran Rakiqin

Agjencia kundër korrupsionit në Serbi: Jemi duke e hetuar Goran Rakiqin

PDK në Lipjan: Imri Ahmetin po keqpërdor

PDK në Lipjan: Imri Ahmetin po keqpërdor