Studenti u befasua në kuiz, kur kuptoi se ka dhënë përgjigje të saktë (Video)

E publikuar: 29/01/2019 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë ndër mendjet më të ndritura në Britani të Madhe, por nganjëherë edhe pjesëmarrësit në kuizin University Challenge, mbesin të befasuar kur përgjigjen në pyetje aspak të lehta.

Lewis Barn nga Glasgow University, ka mbetur i befasuar, kur përgjigja rreth një pyetje për Shekspirin, doli të ishte e saktë, transmeton Telegrafi.

Ky student, që vërehej edhe në bazë të gjesteve se është i stresuar, ‘gati ra nga karrigia’ kur moderatori Jeremy Paxma, tha se ai grumbulloi pikë për ekipin e tij.

“Dukej shumë i shqetësuar pas përgjigjes, por edhe më shumë u hutua dhe gati ra nga karrigia, kur kupto se gjithçka është në rregull” ka shkruar një komentues.

Veprimi tij është pëlqyer shumë, duke u bërë viral në rrjetet sociale, për faktin se edhe përkundër dyshimeve, gjithnjë duhet dhënë një përgjigje dhe këmbëngulur për të vazhduar. /Telegrafi/