Studentëve dembelë u ndalohet furnizimi përmes tërheqjes së kovës me litar (Foto)

E publikuar: 24/09/2017 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për të mos zbritur nga kati i katërt, disa studentë në Paisley të Anglisë, kanë bërë një marrëveshje të pazakontë me shitësin e një dyqani.

Ata kanë lidhur një litar të gjatë prej banesës deri në lokalin fqinjë, ku e kanë lëshuar kovën me porosi dhe para, transmeton Telegrafi.

Mallrat që i bartin me litar

Me të kuptuar se çfarë dëshirojnë, atyre u janë vënë mallrat dhe kusuri, për t’i tërhequr sërish prapa.

Por, ky veprim nuk u ka pëlqyer forcave të rendit, meqë kova mund të pëplaset për ndonjë dritare dhe të thyente xhama.

Tani duhet të zbresin vet

“Dembelia e jetës studentore”, si dhe “kanë pasur të mësojnë”, janë dy nga komentet që janë pëlqyer më së shumti. /Telegrafi/