Studentët shqiptarë të farmacistë, të mahnitur me fabrikën Trepharm

E publikuar: 07/05/2015 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Studentët e Fajkultetit të Farmacisë së Universitetit të Tiranës së bashku me pedagogët e tyre sot kanë vizituar Fabrikën e Barnave TrePharm në Sllatinë. Me këtë rast ata janë njoftuar gjerësisht me procesin e prodhimit në këtë fabrikë, që vlerësohet ndër më modernet në rajon, me teknologjinë po ashtu, fjalë e fundit teknologjike dhe me ambientet e shumta atraktive të fabrikës.laborator-09h

Studentët shqiptarë – farmacistë të ardhshëm nga Shqipëria me rastin e vizitës që I bënë TrePharmit janë ndarë të kënaqur  me pritjen që ua ka bërë stafi I fabrikës me në krye drejtorin ekzekutiv, Mërgim Prishtina, në veçanti me teknologjinë moderne që është aplikuar këtu. Mbresëlënëse ishte edhe  gama e gjerë e produkteve farmaceutike që prodhohen në Trepharm. Në këtë fabrikë tani prodhohen rreth 100 barna të ndryshme. Ata janë deklaruar se janë të mahnitur  me procesin e prodhimit, stafin e përgatitur dhe stabilimentet e përkryera teknologjike. Ndërkohë që kanë shprehur habi pse shumica e këtyre barnave, të verifikuara për cilësi të lartë dhe me përmbushje të të gjitha standardeve  europiane e botërore nuk plasohen  në tregun shqiptarë të barnave.

Mbi 70 studentë shqiptarë së bashku më pedagogët e tyre kanë vizituar pothuaj të gjitha njësitë punuese në Trepharm.  Në laboratorin bashkohor të  Fabrikës, I akredituar në Kosovë në fushën e kontrollit të cilësisë të produkteve farmaceutke, janë njoftuar se si bëhen testimet dhe analizat e parametrave fiziko-kimike dhe dhe ato  mikrobiologjike  të produkteve farmaceutike dhe të ujit dhe të ushqimit.  Po kështu në sektorët e prodhimit të barnave kanë parë procesin e prodhimit dhe janë shprehur se janë të mahnitur me  teknologjinë bashkëkohore  por edhe me përgatitjen dhe përkushtimin e punonjësve.Displaying DSC02972.JPG

Studenti  Eni Begotaraj, student nga Tirana tha se Fabrikën e vlerësojë me notë maksimale si dhe gamën e gjerë të prodhimeve. Ai tha se nuk është aspak e drejtë mbyllja e tregut shqiptar për Trepharmin, sepse  produktet e kësaj fabrike janë  shumë cilësore dhe me çmime të arsyeshme.

Dhe së dyti, përderisa jemi dy shtete shqiptare  duhet të eliminojmë  burokracirat dhe të lejojmë konkurrencën e ndershme. Ndërsa kolegia  e tij   Rexhina Sade deklaroi se me bëri përshtypje  kualifikimi dhe profesionalizimi i personelit , laboratory I kontrollit të cilësisë dhe reparti I prodhimit, një eksperiencë e re  në lidhje me  aplikimin e teknologjisë farmaceutike në procesin e prodhimit të barnave.

Displaying IMG_9861.JPGAjo shpreson në  lehtësimin e procedeurave  dhe minimizimin e pengesave që hasin këto barna në treguan shqiptar aq më parë duke parë seriozitetin në të gjitha etapat e punës dhe cilësinë e barnave të prodhuara këtu. Juliana Sulaj theksoi se  në kuadër të bashkëpunimit Kosovë Shqipëri jam shumë dakort për futjen e produkteve të TrePharm në tregun farmaceutik shqiptar, madje edhe në listën e rimbursimit të barnave.Qeveristë duhet të angazhohen në realizimin e futjes së produkteve përkatëse në tregun e njëri tjetrit. Ne në farmaci I promovojmë produktet tuaja.