Studentët shfrytëzuan dy trotinete për të transportuar një divan (Video)

E publikuar: 22/03/2019 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Matt Cortigiani dhe Alex Wheels janë studentët nga Misuri i Shteteve të Bashkuara, që gjetën një mënyrë të veçantë për të transportuar një orendi shtëpiake.

Divanin ata e kishin vendosur mbi do trotinete elektrike që drejtoheshin prej njëjtit, ndërsa tjetri e mbante të ngritur nëpër rrugë, transmeton Telegrafi.

Meqenëse nuk kishin para për transport adekuat, ata vendosën të bëhen kreativ edhe pse për një rrugë jo shumë të shkurtër.

Në këtë formë, ata lëvizën për mbi tri kilometra, që ta dërgojnë në banesën e tyre, divanin që ua shiti një shok për çmim shumë të lirë. /Telegrafi/