Studentët në Tiranë protestojnë për cilësi në arsim dhe përgjysmim tarifash

E publikuar: 06/12/2018 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qindra studentë nga Shqipëria kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit, Tiranës, në ditën e dytë të protestës së tyre, duke kërkuar arsim më cilësor dhe tarifa të përgjysmuara të arsimit publik në vend.

Me parulla të ndryshme, një nga to e shkruar në fletë gazete “Nuk kemi lekë as për pankarta”, studentët u ndalën para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, me këmbëngulje se do t’i vazhdojnë protestat deri në plotësimin e katër kërkesave të tyre.

Në këto kërkesa përfshihen: 1. Anulimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, i miratuar më 21.05.2018, sidomos pika 4 e tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e bartura. 2. Rritja e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimi i të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale. 3.Ndarja e pagesës së tarifës në dy këste. 4. Shtyrja e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë.

Pas protestave të studentëve, pika 4 e Vendimit të Këshillit të Ministrave, e cila parashikonte pagesë shtesë për provimet e bartura, është shfuqizuar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit.

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, në një konferencë për media, tha se tarifat vendosen nga universiteti dhe jo nga ministria.

Ajo tha se Qeveria do të shfuqizojë vendimin që lidhet me tarifat dhe se “nuk do të ketë kosto shtesë për provimet e studentëve mbetës”.

Ky qëndrim i saj u dha pas takimit me dekanët dhe rektorët e universiteteve.

“Besoj që kjo protestë e studentëve shërbeu si një katalizator për një debat shterues brenda universitetit”, tha Nikolla.

Sa i takon kërkesës për përgjysmimin e tarifës së studimit, ajo tha se është në dorë të universiteteve, e jo të Qeverisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një njoftimi për media tha se po i ndjek me vëmendje protestat e studentëve dhe u bëri thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që i shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik.

“Duhen bërë më shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare. Rinia është aseti ynë më i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Shtetit.

Edhe anëtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Artan Fuga, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “studentët nuk dëshirojnë thjesht dhe vetëm shpenzime të ulëta për studimet, por mbi të gjitha shpenzime të drejta, pra në përputhje me cilësinë e mësimdhënies dhe të potencialit integrues të studimeve në tregun e punës”.

“;
//parse XFBML, because it is not nativelly working onload
if (!fbParse()) {
var c = 0,
FBParseTimer = window.setInterval(function () {
c++;
if (fbParse())
clearInterval(FBParseTimer);
if (c === 20) { //5s max
thisSnippet.innerHTML = “Facebook API failed to initialize.”;
clearInterval(FBParseTimer);
}
}, 250);
}
}
};
thisSnippet.className = “facebookSnippetProcessed”;
if (d.readyState === “uninitialized” || d.readyState === “loading”)
window.addEventListener(“load”, render);
else //liveblog, ajax
render();
})(document);

Studentët edhe nga universitetet e Korçës dhe Elbasanit, të enjten nuk kanë zhvilluar procesin mësimor në solidarizim me protestën e mbajtur në Tiranë.

Tarifat vjetore për studentët në universitetet shtetërore të Shqipërisë, varirojnë nga 25 mijë lekë (rreth 200 euro) deri në 40 mijë lekë (rreth 325 euro) në ciklin e parë të studimeve (bachelor).

Ndërsa, për ciklin e dytë të studimeve, sipas profilit që ndjekin, tarifat varirojnë nga 63 mijë ( rreth 510 euro) deri në 204 mijë lekë (rreth 1,600 euro).