Stuani refuzon t’i komentojë lajmet që e lidhin me Barcelonën

E publikuar: 16/01/2019 08:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Gironas, Cristhian Stuani, nuk ka dashur t’i komentojë spekulimet që e lidhin atë me kampionët e La Ligas, Barcelonën.

Sulmuesi, Stuani, tani 32 vjeç, është një nga objektivat e Barcelonës për transferim që në janar.

Munir El Haddadi tashmë është larguar drejt Sevillas, ndërsa Barcelona është pa lojtarë në fazën e sulmit.

Christian Stuani . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Në listë janë edhe emra si Olivier Giroud, Alvaro Morata dhe Fernando Llorente.

Por Stuani është objektivi kryesor i klubit.

Me 12 golat në këtë sezon, Stuani i treti në listën e realizatorëve në La Liga pas Lionel Messit (17) dhe Luis Suarez (14).

Christian Stuani duke i shënuar Barcelonës. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Stuani  ka një klauzolë lirimi prej 15 milionë eurosh, ndërsa kur u pyet për kalimin e tij te Barcelona – ai u tha gazetarëve: “Nuk mund të them asgjë”.

Girona fal golave të Stuanit mban pozitën e nëntë në renditje. /Telegrafi/