Stresi e bën shumë më të vështirë humbjen e peshës

E publikuar: 08/02/2019 03:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkencëtarët në Universitetin e Floridës, kanë gjetur se stresi kronik e stimulon prodhimin e një proteine, që e pamundëson trupin, të shkrijë dhjamin.

Shumica nga ne, mundohemi në baza ditore, të heqim stresin. Mundohemi të bëjmë balancën mes punës dhe familjes dhe qëndrojmë zgjuar gjatë natës, duke menduar për lidhjet dhe miqtë, transmeton Telegrafi.

Por, krahas netëve pa gjumë dhe stresit kronik, është gjetur pamundësia e njeriut, të heqë peshë.

Proteina e quajtur betatrophin, është menduar më parë të jetë një terapi ndihmëse, për të prekurit nga diabeti.

Universiteti i Harvardit, ka sugjeruar se ky proteinë, mund të lëshoi një numër të qelizave me insulinë, për t’i ndihmuar njerëzve të sëmurë.

Mirëpo, më vonë është kuptuar, se ky proteinë nuk e ka këtë efekt, por vetëm bën ndalimin e djegies së dhjamit.

Është gjetur se kjo proteinë, e ngadalëson procesin e djegies së dhjamit, duke bërë që trupi të shtojë eshë dhe të mos dobësohet. /Telegrafi/