Strategjia europiane e Shtetit Islamik

03.09.2016 00:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Strategjia europiane e Shtetit Islamik

E gjendur përballë sulmeve të përsëritura terroriste të Shtetit Islamik, Europa duhet të gjejë një mënyrë për të bashkëpunuar dhe për t’iu kundërvënë strategjisë së ekstremistëve për përçarjen e popullsisë së kontinentit.

OMAR ASHOURGA

Sulmet terroriste nga anëtarët e Shtetit Islamik (ISIS) apo simpatizantët e tij gjatë vitit të shkuar kanë ngritur alarme në Europë, por nuk e kanë arritur ende frekuencën që Europa përjetoi në vitet 1970, sipas Databazës Globale të Terrorizmit. Megjithatë, ndërsa valët e mëparshme të terrorizmit në Europë buronin nga konfliktet e brendshme, sulmet vdekjeprurëse të sotme lidhen me paqëndrueshmërinë jashtë kontinentit.

Sulmet më të fundit po shfaqen nga vakuumi politik i lënë nga rënia e diktatorëve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Ndaj, teksa nuk duket një fund i afërt për dhunën në Siri, Irak dhe Libi apo për polarizimin ekstrem të Egjiptit ose për situatën e brishtë të sigurisë në Tunizi dhe Algjeri, ka pak arsye për të besuar se sulmet në Europë do të marrin fund së shpejti.

Për t’i bërë punët edhe më keq, grushti i përgjakshëm i shtetit në korrik në Turqi – ku 270 njerëz u vranë dhe 1500 të tjerë u plagosën në vetëm disa orë – e bën vendin edhe më tërheqës për shënjestër të ISIS. Shteti Islamik ndërhyn në shtete të trazuara nga të cilat mund të tërheqë rekrutë apo të lançojë sulme – ose duke krijuar një “provincë zyrtare” si në Siri, Irak, Libi dhe Egjipt, por duke mbështetur qelizat sekrete dhe njësitë e vogla të luftimit, siç ka bërë në Tunizi dhe Turqi tashmë.

Këto dy modele të operimit – kryengritja dhe terrorizmi – shkojnë dorë prej dore. Kur një organizatë kryengritëse humbet kontroll të territorit apo fushëbetejës, ajo i kthehet terrorizmit, duke arsyetuar se sulmet mbi shënjestrat më të brishta të civilëve janë më të lira, më të lehta dhe po aq efektive nga aspekti politik. Kjo është arsyeja përse ISIS do të godasë Europën në mënyrë direkte, edhe teksa humbet territor në Irak, Siri dhe Libi.

ISIS ka disa synime ndërsa ndjek këtë rrugë. Ai beson se sulmet terroriste në europë do të shpërqendrojnë perëndimin nga goditja e territoreve që ai kontrollon dhe do të marrë hakun e më shumë se 20,000 anëtarëve që ka humbur nga sulmet ajrore të Perëndimit. Për më tepër, ISIS kërkon të ushqejë ndjenjën anti-myslimane, duke përçarë më tej myslimanët e Europës nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe duke shtuar rekrutët e vet në Europë. Ngjashmërisht,  ISIS kërkon të mbjellë përçarje mes komuniteteve fetare dhe minoriteteve të Europës (si shembuj të qartë janë ndarjet suni-shiitë dhe suni-alevi).

Objektivat e ISIS për të përdorur terrorizmin nuk janë të reja, por kapaciteti i tij për të kryer sulme terroriste është. Grupi ia ka dalë të kryejë sulme terroriste në Europë pavarësisht se është bombarduar rëndë që nga viti 2014, sepse ka qenë në gjendje të shfrytëzojë më shumë se 5000 europianët që iu bashkuan luftimit në Siri.

Numri i saktë i luftëtarëve europianë që janë trajnuar nga ISIS dhe janë kthyer në shtëpi është ende i panjohur. Abdelhamid Abaaoud, që drejtoi sulmet terroriste të nëntorit 2015 në Paris, pretendoi se ai ishte një nga 90 terroristët e trajnuar nga ISIS në Europë. ISIS ka pretenduar se ka stërvitur 400-600 luftëtarë për “operacione të jashtme”.

ISIS ka goditur më rëndë deri më tani Francën dhe Turqinë. Franca ka pësuar më tepër se 230 vdekje dhe rreth 700 plagosje, ndërsa Turqia ka pësuar më tepër se 220 vdekje dhe 900 të plagosur. Teksa kjo ndodh, Franca dhe Turqia kanë ‘ofruar’ secila një numër të lartë ushtarësh që luftojnë për flamurin e ISIS, rreth 700 francezë dhe 500 turq.

Përse ISIS është përqendruar në sulmimin e Francës dhe Turqisë? Zbulimet paraprake nga dy studiues tregojnë reagime negative ndaj traditës  franceze të laicizmit te të rinjtë myslimanë suni në vende frëngjisht-folëse. Kjo, sipas argumentit të mësipërm, lehtëson radikalizmin dhe rekrutimin e tyre nga ekstremistët.

Por faktorë të tjerë duhen investiguar gjithashtu. Për shembull, politika e jashtme franceze në shekullin 21 dha mbështetje kundër shkeljeve në Lindjen e Mesme. Franca kundërshtoi luftën në Irak në vitin 2003; ndërhyri ushtarakisht kundër diktatorit të Libisë, ndaloi një krim të mundshëm kundër njerëzimit në mars 2011 dhe shpëtoi një demokraci të brishtë në Malin me shumicë myslimane në 2013. Ndërsa këto politika janë perceptuar pozitivisht në shumicën e Lindjes së Mesme, ISIS dhe mbështetësit e simpatizantët tij i kanë parë gjërat ndryshe.

Turqia, nga ana e saj, ka qenë prej kohësh një model alternativ tërheqës për vendet e tjera me shumicë myslimane. Deri përballë sfidave të fundit, demokracia dukej se po kishte sukses dhe zhvilimi ekonomik ishte 9 për qind i lartë në vitet e fundit. Prej mësimeve perëndimore, nuk është befasi që ISIS ka dedikuar disa numra të revistës së vet zyrtare, Dabiq, për të sulmuar modelin turk dhe presidentin Erdogan. Një kopje e mëparshme e ISIS, Shteti Islamik në Irak, dyshohet se urdhëroi sulmet me bomba në automjete në Turqi në fillim të prillit 2012.

Europa ka nevojë që demokracitë e saj të bashkohen rreth një strategjie të përbashkët për t’u mbrojtur kundrejt sfidave të shumëfishta të sigurisë. Shenjat e një shpërbërje – pa përmendur përpjekjet e përgjakshme për grusht shteti – i shërbejnë objektivit të deklaruar publikisht të ISIS për “dobësimin e bashkëpunimit europian”.

Ndërsa Franca dhe Turqia janë bërë dukshëm shënjestra të ISIS, ato nuk janë vetëm. Por, duke marrë parasysh pozicionin e tyre të përbashkët, marrëdhënia e tyre bilaterale është veçanërisht e rëndësishme dhe diplomatët nga çdo vend duhet të punojnë për të shtuar atë. Çdo tension tjetër vetëm sa do ta pengonte bashkëpunimin e mundshëm strategjik. Tani është çasti të bashkohemi.

/Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Islamic State’s European Strategy

/express/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Paralelizma ballkanike

Paralelizma ballkanike

Kutia e Pandorës e Epokës Digjitale

Kutia e Pandorës e Epokës Digjitale

Edi Rama dhe Sali Berisha shtojca të gjalla të ligësisë Enver Hoxha

Edi Rama dhe Sali Berisha shtojca të gjalla të ligësisë Enver Hoxha

Trebeshinën historia duhet ta regjistrojë si disident, jo si shkrimtar

Trebeshinën historia duhet ta regjistrojë si disident, jo si shkrimtar

Humori i zi për politikën e zezë

Humori i zi për politikën e zezë

Një gjest në Bruksel, që nuk ndihmon!

Një gjest në Bruksel, që nuk ndihmon!

Dy fjalë për studentin i Stanfordit dhe lidershipin e Lutfi Hazirit

Dy fjalë për studentin i Stanfordit dhe lidershipin e Lutfi Hazirit

Urgjenca morale për shëndetin mendor

Urgjenca morale për shëndetin mendor

Demokracia përtej shtetit sovran

Demokracia përtej shtetit sovran

Gjermania e re e Angela Merkelit

Gjermania e re e Angela Merkelit

Gjykata Speciale: Ndërmjet mosbesimit e viktimizimit

Gjykata Speciale: Ndërmjet mosbesimit e viktimizimit

Shtatë “gabimet” e kryeprokurorit Lumezi

Shtatë “gabimet” e kryeprokurorit Lumezi

Si t'i luftojmë demagogët populistë

Si t'i luftojmë demagogët populistë

Edhe një rrëfim (fiktiv) për Zoran Vukotiqin

Edhe një rrëfim (fiktiv) për Zoran Vukotiqin

Fashizmi i Vetonit dhe "raca drenicake"

Fashizmi i Vetonit dhe "raca drenicake"

Historia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas meje

Historia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas meje