Strakosha: Rashica na vuri në vështirësi

E publikuar: 17/09/2017 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, foli mbrëmjen e djeshme për Supersportin, duke u ndalur te ndeshja e së enjtes kundër Viteses së Milot Rashicës, i cili dha dy asiste për golat e pësuar nga Strakosha:

“Ishte ndeshje e fortë, Miloti na vuri në vështirësi të mëdha, por ne reaguam edhe më mirë prandaj fituam. Në Europa League luhet më hapur, prandaj patëm dhe pak vështirësi në debutim”.

Lacio e ka nisur shkëlqyeshëm, por portieri ynë tregohet modest: “Objektivi? Të jemi më mirë se një vit më parë, të shkojmë mirë në Europë dhe të jemi në 5-6 ekipet më të mira të kampionatit”.

Dy fjalë edhe për duelin me Berishën për vendin e titullarit në kombëtare:

“Trajneri e di cili do të jetë titullar në kombëtare. E kam thënë gjithmonë në kombëtare nuk ka shumë rëndësi nëse luaj unë apo Etriti. Mjafton të marrim rezultatin e duhur. Dua të përmirësohem gjithmonë dhe të luaj në çdo ndeshje, të ndihmoj ekipin tim dhe të jap kontribut në kombëtare”./