Strakosha përkrah Inzaghin për VAR-in: Ja merr emocionin futbollit

E publikuar: 01/01/2018 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Portieri i Lazios, Thomas Strakosha, ka përkrahur Simone Inzaghin për pohimet e tij se VAR ja merr emocionin futbollit.

Lazio edhe një herë ka potencuar se është dënuar nga teknologjia e re në futboll.

Klubit kryeqytetas italian ju mohua një penalti ndaj Interit dhe është pikërisht Strakosha ai që ka thënë se VAR-i ja rrëmben emocionin futbollit.

“Mendoj se trajneri k at ëdrejtë, VAR e rrëmben emocionin. Kur shënoni nuk festoni, ju prisni derisa të verifikohet goli”

“Nëse ju jipet një penalti, ju prisni. Futbolli ishte i mir për incidentet që kishte, pa marrë parasysh nëse vendimet ishin të drejta ose jo”, theksoi Strakosha.

Ai potencoi se është i lumtur që ka arritur numrin e 50 paraqitjeve me Lazion.

Po ashtu, ai thotë se ekipi i tij kërkoi tri pikët në San Siro. /Telegrafi/