Strakosha ndal Juven në shtëpi pas 41 ndeshjeve, portierët shqiptarë ankthi më i keq i Dybalas (Foto/Video)

E publikuar: 14/10/2017 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi humbi nga Lazio në Serie A me rezultat 2-1.

Kjo humbje erdhi pas barazimit nga Atalanta me rezultat 2-2, por çfarë kanë të përbashkët këto dy takime?

Dy penallti të humbura nga Paulo Dybala, të dyja të mbrojtura nga portierët shqiptarë.

Ndaj Atalantas ishte Etrit Berisha me pritjen në minutën e 84, kurse me Lazion, Thomas Strakosha në minutën e fundit të takimit.

Pra, ishin portierët shqiptarë të cilët ia imponuan Zonjës së Vjetër barazimin dhe humbjen e parë në këtë sezon.

Pritja e Strakoshësh ishte me e dhimbshme, pasi ndali një ecuri fanatike të kampionëve aktual.

Juventusi humbi në shtëpi pas 41 ndeshjeve. Hera e fundit ishte 23 gusht 2017, pra pas 783 ditësh, 18,792 orësh, 1,127,520 minutash dhe 67,651,200 sekondave.

Një gjë është e sigurt, Kombëtarja e Shqipërisë është shumë më fat që ka dy portierë të tillë. E ardhmja e portës kuqezi është në duar të sigurta. /Telegrafi/