Stoltenberg: NATO nuk ka në plan të zvogëlojë praninë e forcave në Kosovë

E publikuar: 18/03/2019 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

NATO nuk ka plan që të reduktojë praninë e forcave të saj, as misionin e KFOR-it në Kosovë ka thënë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

NATO nuk ka në plan që të reduktojë  praninë e forcave të saj dhe as misionin e KFOR në Kosovë, kështu ka thënë në një intervistë për televizionin serb “TV Prva”, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, duke shtuar se arsyeja pse NATO është në Kosovë është të mbrojë të gjithë qytetarët po ashtu edhe komunitetet, përcjell lajmi.net.

Derisa u pyet rreth asaj “se si e sheh bombardimin e Jugosllavisë së atëhershme pas dy dekadave”, ai tha se “detyrë e NATO-s ka qenë që të ndalet lufta dhe katastrofa humanitare, por edhe të pengohet humbja e jetëve të civilëve”.

“Çdo humbje e jetës së civilëve është tragjedi e madhe”, tha Soltenberg, duke shtuar se e kupton se bombardimi edhe sot është temë e rëndë.