Stoltenberg: NATO-ja, aleanca më e fuqishme në histori

E publikuar: 01/04/2019 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e shënimit të 70 vjetorit të formimit të NATO-s, sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg ka vlerësuar se Amerika e Veriut dhe Evropa kanë bërë aleancën më të fuqishme në histori.

“Gjatë 70 viteve të lidhjeve të Amerikës së Veriut dhe të Evropës, NATO-ja është bërë aleanca më e fortë në histori. Ne punojmë çdo ditë në një botë të paparashikueshme për të parandaluar konfliktet dhe për të ruajtur paqen për rreth një miliard njerëz”, thotë Stoltenberg./klankosova.tv/.