Stoltenberg: Gjeorgjia do t’i bashkohet NATO-s, Rusia nuk vendos

25.03.2019 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Stoltenberg: Gjeorgjia do t’i bashkohet NATO-s, Rusia nuk vendos

Gjatë vizitës në Gjeorgji, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ky vend do t’i bashkohet NATO-s, pavarësisht kundërshtimeve të fuqishme të Krmelinit.
Stoltenberg takoi në Tbilisi zyrtarët gjeorgjianë dhe ndoqi një stërvitje ushtarake midis NATO-s dhe Gjeorgjisë.

Duke folur përkrah kryeministrit gjeorgjian, Mamuka Bakhtadze, ai tha se 29 vendet anëtare të NATO-s “kanë deklaruar qartë se Gjeorgjia do të bëhet anëtare e NATO-s”.

“Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për ta përgatitur anëtarësinë e Gjeorgjisë. Nuk pranojmë që Rusia ose ndonjë fuqi tjetër të vendosë”, tha Stoltenberg, transmeton rel.

Bakhtadze, në anën tjetër, tha se “anëtarësimi në NATO është zgjedhje e popullit gjeorgjian”.

Në samitin e vitit 2008 në Bukuresht, NATO është pajtuar që Gjeorgjia të bëhet anëtare, por nuk ka caktuar ndonjë datë.

Në gusht të 2008-ës, Gjeorgjia dhe Rusia kanë bërë një luftë të shkurtër.

Pas luftimeve, Rusia ka lënë mijëra trupa në rajonet e shkëputura të Gjeorgjisë – Abkhazi
dhe Oseti të Jugut – dhe i ka njohur ato si shtete të pavarura.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Stoltenberg: Gjeorgjia do t’i bashkohet NATO-s, Rusia nuk vendos

Stoltenberg: Gjeorgjia do t’i bashkohet NATO-s, Rusia nuk vendos

Gjilani ndalon kurset private në shkollat publike

Gjilani ndalon kurset private në shkollat publike

Gashi: Presim që karateistët tanë të kthehen me medalje nga Spanja

Gashi: Presim që karateistët tanë të kthehen me medalje nga Spanja

Kryeshefi i Telekomit ndalon punësimet

Kryeshefi i Telekomit ndalon punësimet

Ky është reagimi i Listës Serbe pas shkarkimit të zëvendësministres nga Haradinaj

Ky është reagimi i Listës Serbe pas shkarkimit të zëvendësministres nga Haradinaj

Kërkesë 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për “Zjarrvënie”

Kërkesë 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për “Zjarrvënie”

Beqaj: Po synojmë që me punën tonë të krijojmë barazi gjinore dhe sociale

Beqaj: Po synojmë që me punën tonë të krijojmë barazi gjinore dhe sociale

Shkupi i kërkon ndihmë Prishtinës për zbatimin e Ligjit për shqipen

Shkupi i kërkon ndihmë Prishtinës për zbatimin e Ligjit për shqipen

Haradinaj: Taksa nuk po e izolon Kosovën

Haradinaj: Taksa nuk po e izolon Kosovën

“Rusia do ta përkrahë çdo kërkesë të Serbisë për Kosovën”

“Rusia do ta përkrahë çdo kërkesë të Serbisë për Kosovën”

Proshuta dhe salsiçet janë kancerogjene, sipas britanikëve

Proshuta dhe salsiçet janë kancerogjene, sipas britanikëve

Haradinaj shkarkon zëvendësministren e Drejtësisë Vesna Mikiq

Haradinaj shkarkon zëvendësministren e Drejtësisë Vesna Mikiq

Dialogu i dështuar nën mandatin e Mogherinit

Dialogu i dështuar nën mandatin e Mogherinit

Marsi i kthesës së madhe

Marsi i kthesës së madhe

Kompania fajtore për vdekjen e 21 vjeçarit nga Suhareka në vendin e punës

Kompania fajtore për vdekjen e 21 vjeçarit nga Suhareka në vendin e punës

Zëvendësministrat tash do t’i raportojnë ministrave për punën e tyre

Zëvendësministrat tash do t’i raportojnë ministrave për punën e tyre