Stoichkov tallet me Realin

E publikuar: 22/05/2015 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Legjenda e Barcelonës, Hristo Stoichkov ka talluar Real Madridin për rekordet në La Liga gjatë dekadës së kaluar dhe ka shtuar se klubi më shumë brengoset për ekipin e tyre të basketbollit.

”Është turp që ata kanë fituar një titull në La Liga gjatë shtatë sezoneve të fundit”. ”Mendoj që, edhe pse në këtë moshë, unë do të fitoja më shumë se një titull në shtatë sezone duke luajtur me ish-bashkëlojtarët e mi”. ”Këtë vit duket se Los Blancos i kanë dhënë më shumë rëndësi ekipit të tyre të basketbollit [të cilët triumfuan në Euroleague të dielën e kaluar, kompeticion ekuivalent me Ligën e Kampionëve në futboll], sepse ata do ta shikojnë finalen e futbollit në televizion!”, tha me përqeshje ai./veqsport.com/