Sterling kërkon falje pas penalltisë skandaloze ndaj Shakhtarit

E publikuar: 08/11/2018 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raheem Sterling ka folur dhe ka sqaruar momentin e penalltisë në ndeshjen ndaj Shakhtar Donetsk.  

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 6-0 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj gjigantit ukrainas, e cila ishte e vlefshme për Grupin F.

Golat në këtë ndeshje për skuadrën e Pep Guardiolas u shënuan nga David Silva (13′), Gabriel Jesus (24′, 72′, 90+), Raheem Sterling (49′), dhe Riyad Mahrez (84′).

Megjithatë, e gjitha vëmendja e ndeshjes ka mbetur tek goli i dytë i shënuar nga sulmuesi brazilian, Jesus, nga penalltia në minutën e 24-të.

Sterling në momentin e rrëzimit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Kjo penallti është cilësuar si skandaloze dhe më qesharakja në histori të futbollit dhe për këtë ka kërkuar falje pas ndeshjes anglezi Sterling.

“Unë kam dashur të godas topin. Vërtetë nuk mund të sqarojë atë se çfarë ndodhi”, ka thënë fillimisht Sterling.

“Nuk kam ndjerë ndonjë prekje nga kundërshtari”.

“Më vjen shumë keq për gjyqtarin”, përfundoi sulmuesi anglez. /Telegrafi/