Stavileci: Votat për institucionet e reja janë të sigurta

E publikuar: 31/07/2017 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka shprehur siguri se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka të sigurta votat për konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e Qeverisë së re.

Në një intervistë për “Epoka e re”, ai ka deklaruar se dilemat e skeptikëve për këtë çështje do të hiqen në seancën konstituive më 3 gusht.

Pikërisht në këtë ditë, ka treguar Stavileci, pritet të votohet edhe Qeveria e re.

Stavileci ka folur edhe për përgatitjet që po bën PDK’ja për zgjedhjet lokale.

Ai ka paralajmëruar befasi sa iu përket emrave të kandidatëve të PDK’së për kryetarë të komunave, duke bërë me dije se ata shumë shpejt mund të publikohen.