Statujave bizare me koka kafshësh, iu mbulohen pjesët intime (Foto)

E publikuar: 08/04/2018 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Kulturës në Vietnam, ka kërkuar që disa statujave me koka kafshësh, t’iu mbulohen pjesët intime, sepse po i konsiderojnë si të padenja.

Këto vepra bizare arti, që ndodhet në një rezort turistik në Hai Phong, organet gjenitale i kanë të mbuluara me material ose rroba banje, gjë që vetëm e ka rritur interesin për to, transmeton Telegrafi.

“Nuk donim t’i mbulonin, sepse janë vepra arti, por duhet të bëhemi të dëgjueshëm dhe të zbatojmë urdhrat” ka thënë zyrtari që menaxhon këtë hapësirë turistike. Prej se i ‘veshën’ 12 statujat, vizitorë nga vende të ndryshme po shkojnë për t’i parë dhe fotografuar me to.

Me gjithë reformat ekonomike, hapjen dhe ndryshimet në jetën sociale dhe internet kafetë që ndodhen kudo, Vietnami komunist mbetet shumë konservator ndaj seksit dhe zhveshjes.

Megjithatë, banorët që kanë kontakte të vazhdueshme me turistë dhe kultura të reja, janë shumë më të hapur dhe modern.

Urdhrin për mbulimin e statujave, ata e kanë marrë me shumë mahi, andaj përdorën edhe gjethe apo pemë artificiale, që ta bëjnë ngjarjen sa më komike. /Telegrafi/