Statistikat fantastike të Shaqirit ndaj Belgjikës

E publikuar: 18/11/2018 23:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Zvicrës fitoi ndaj asaj të Belgjikës në Ligën e Kombeve me rezultat 5-2.

Në këtë takim Xherdan Shaqiri nuk shënoi, por ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së Vladimir Petkovic.

Ylli nga Kosova ishte truri i lojës së Zvicrës, ai ishte në çdo pjesë të fushë dhe pothuajse i pagabueshëm.

Më poshtë keni statistikat e detajuara të 27-vjeçarit:

Pasime: 45 (39 të sakta)

Shanse të krijuara: 4 (Më së shumti për Zvicrën).

Asistime: 2

Driblime: 6/6 (Më së shumti në fushë)

Gjuajte: 2

Ndërprerje të pasimeve kundërshtare: 2

Harkime: 8

Kundërshtari i ardhshëm i Zvicrës në Ligën e Kombeve do të mësohet me anë të shorit, por do të jetë një nga Portugalia, Anglia, Holanda ose Franca. /Telegrafi/