Statistikat e derbit të Italisë, Juve 0-0 Inter

E publikuar: 10/12/2017 06:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi dhe Interi u ndan me paqe, kjo pasi ndeshja më e madhe në futbollin italian përfundoi pa gola.

Më e mirë ishte Zonja e Vjetër, e cila rrezikoi disa herë portën e Samir Handanvoci, por slloveni ishte në formë në këtë takim dhe nuk lejoi që t’i tundet rrjetat.

Zikatlrit dukeshin të humbur dhe pa ide, e gjitha që ata mund të mburren nga ky takim është siguria në fazën mbrojtëse.

Interi kishte vetëm një gjuajte në portë, ndërsa Juve gjithsej tetë.

Më poshtë keni grafikun me statistikat e Derbit të Italisë. /Telegrafi/